Libri

Librat e rinj

Anne Berest
Audrey Diwan
Caroline de Maigret
Sophie Mas

Si të jesh parisiane kudo që jeton

Dashuria, stili dhe zakonet e këqija

Përktheu: Margarita S. Skënderi
Botimet: “Dudaj”
Çmimi: 1200 lekë


Nga katër franceze të mahnitshme – më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat. Autoret – Anne Berest, Audreu Diwan, Caroline de Maigret dhe Sophie Mas – beqare, por të lidhura dhe me fëmijë, janë shoqe prej vitesh. Ikonoklaste bohemiane të talentuara, me karrierë në botën e muzikës, filmit, modës dhe botimeve, ato janë atipikisht të hapura dhe të sinqerta, ndërsa demaskojnë mitet rreth asaj se çfarë do të thotë sot të jesh franceze.

 
Lauren Weisberger

“Hakmarrja vishet me Prada”

Përktheu: Edlira Keta
Botimet: “Dudaj”
Çmimi: 1000 lekë

PradaKëtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur “Djalli vishet me ‘Prada’”. Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën “një milion vajza do të vrisnin për ta pasur” punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth. Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medias: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e mediave sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer …

Friedrich Hölderlin

Poezi të zgjedhura

Përktheu Denata Qazimi
Botimet: “Zenit”

Gjysma e jetës

poezi-te-zgjedhura-friedrich-holderlinMe dardha të verdha dhe
Trëndafila të egër ngado
Varet bregu mbi liqen,
Ju mjellma të hirshme
Dhe të dehura puthjesh
Kridhni kokat
Në ujin krejt të kthjelltë.
Ah, ku t’i gjej lulet
Në dimër, dhe ku
Ta gjej dritën e diellit
Dhe hijen e tokës?
Muret janë të prajtë e të ftohtë, në erë
Rrapëllijnë flugerët.

Kurt Vonnegut

“Mëngjes kampionësh”

Shqipëroi: Ataol Kaso
Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

mengjes-kampionesh-kurt-vonnegutShkrimtari i dështuar Kilgor Trofta dhe biznesmeni i suksesshëm Duejn Huver takohen në një festival artistik, në një qytezë të humbur të Miduestit amerikan. Prej këtij takimi, Huveri merr shtytjen e fundit drejt çmendurisë, ndërsa Trofta kthehet në figurë qendrore të letrave në Amerikë.Për Vonnegut, “Mëngjes kampionësh” është përsosja përfundimtare e mjeshtërisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të “ëndrrës amerikane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button