Bota

Tajfuni ”Neoguri”, alarm maksimal në Okinawa

tajfun-neoguri1Një alarm maksimal për shira të rrëmbyeshëm u riaktivizua sot në mëngjes në ektremin jugor të Japonisë, ndërkohë që tajfuni i fuqishëm Neoguri ka marrë drejtim në ishujt kryesorë të arkipelagut japonez. Në orën lokale 7:31, Agjencia Meteorologjike Kombëtare lëshoi një paralajmërim maksimal për një pjesë të Okinawas, ndërkohë që kjo e fundit kishte ulur nivelin e alarmit disa orë më parë në të gjithë territorin.
Agjencia parashikoi se ekzistojnë rreziqe të mëdha për rrëshqitje toke, përmbytje dhe shkatërrime të tjera në këtë ishull të ektremit jugor të Japonisë, ku rreth 32 persona janë plagosur dje dhe sot në mëngjes.
Meteorologët deklaruan se stuhia mund të jetë një nga më të fortat që godet Japoninë, duke gjeneruar dallgë deri në 14 metra lartësi.
”Ekziston rreziku për erëra me një forcë të pazakontë dhe shira të dendura. Ju lutemi shmangni aktivitetet e panevojshme jashtë shtëpisë”, paralajmëruan autoritetet mbrëmjen e së hënës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button