Bota

Nigeri, bomba në një xhami dhe në restorant, 44 të vdekur

Dy bomba, të shpërthyera në një xhami dhe një në restorant të frekuentuar nga myslimanë, kanë vrarë 44 persona në qytetin nigerian Jos: të paktën 67 janë personat e plagosur.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi në xhaminë Yantaya, është verifikuar ndërsa predikuesi po bënte thirrje për një bashkëjetesë paqësore. Sulmet deri tani nuk janë marrë përsipër nga ndonjë organizatë, por dyshohet që të jetë kryer nga rebelët islamikë të Boko Haram. Të dielën një grua kamikaze hodhi veten në erë në një kishë.

Qyteti i Jos në të shkuarën, ka qenë shpeshherë teatër i atentateve ekstremiste islamike: në maj të vitit 2014, një kamion dhe një autobombë shpërthyen në një treg në këtë lokalitet në qendër të vendit, duke shkaktuar 100 viktima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button