Home / Kosova / Jahjaga dënon djegien e flamurit të Maqedonisë në protestën në Prishtinë

Jahjaga dënon djegien e flamurit të Maqedonisë në protestën në Prishtinë

Prishtina-ne-proteste-per-ShkupPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.

Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre, bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar sonte nga Presidenca kosovare.

Grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat” ka mbajtur pasdite një protestë  kundër dhunës ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni

Leave a Reply

%d bloggers like this: