Home / Bota / Indonezia zgjedh presidentin, zgjedhje vendimtare për demokracinë e tretë në botë

Indonezia zgjedh presidentin, zgjedhje vendimtare për demokracinë e tretë në botë

xhakarta1Demokracia e tretë në botë, Indonezia zgjedh sot një president të ri gjatë zgjedhjeve më vendimtare që prej rrëzimit të diktatorit, Suharto, 16 vjet më parë, duke përballur Joko Widodon, guvernator i Xhakartës, me një rival të vetëm, një ish-gjeneral të kontestuar.
Qendrat e votimit u hapën në këtë arkipelag me 17 000 ishuj. Rreth 190 milionë zgjedhës janë thirrur për të zgjedhur mes dy kandidatëve, personalitetet dhe vizionet e të cilëve, për të ardhmen e ekonomisë së Azisë Juglinodre, janë të ndryshme.
Joko Widodo, i ashtuquajtur Jokowi, është konsideruar nga mbështetësit si kandidat që do të ndjekë reformat demokratike të kohës post-Suharto (1967-1998).
Ky ish-tregtar mobiljesh është kandidati i parë për zgjedhjet presidenciale që nuk ka lidhje me regjimin autoritar të së shkuarës. 53 vjeç, ai ka njohur një progres në politikë pasi transformoi qytetin Solo, ku ai u martua dhe u zgjodh guvernator i Xhakartës në vitin 2012.

Leave a Reply

%d bloggers like this: