Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 7 korrik 2015

Horoskopi për datën 7 korrik 2015

Dashi

Sot mund t’ju shfaqen ekuivokë dhe keqkuptime, për shkak të asaj që do të thoni. Por ditën në fund do ta mbyllni absolutisht pozitive.

Demi

Mbase është momenti për të bërë sqarime e për të “fshirë” hijet nga zemra. Nëse do të ndiheni keq me miqtë, kjo do të jetë për shkak të humorit tuaj të keq.

Binjakët

Shmangni gënjeshtrat. Hëna dhe Marsi janë në kontrast me njëra-tjetrën. Para se të bëni diçka, mendojeni mirë atë, “peshojeni” shumë.

Gaforrja

Do të keni shumë lehtësime për t’u zhvendosur apo për të bërë udhëtime të vogla. Por mos harroni të “kuroni” korrespondencat dhe mos i vononi përgjigjet.

Luani

Mos jini të nxitueshëm. Së shpejti një çështje e vështirë do të gjejë një rrugëdalje. Mjafton të jeni të durueshëm dhe të impenjoheni në vazhdimësi.

Virgjëresha

Lëreni mënjanë egoizmin tuaj sot dhe mendoni më pozitivisht për të tjerët. Nëse keni pasur një histori ekstra në të kaluarën mos u hiqni si engjëj.

Peshorja

Një telefonatë e rëndësishme mund t’ju mbërrijë pasdite vonë, por duhet të keni parasysh se personi që do t’ju telefonojë ka të njëjtat interesa si ju.

Akrepi

Mos u jepni rëndësi thashethemexhinjve. Duan vetëm që t’ju ulin pa asnjë arsye të vërtetë. Ju vazhdoni të ecni me kokën lart. Partneri mund t’ju zhgënjejë.

Shigjetari

Jini diplomatik dhe xhentil me të gjithë sot. Do të mund të gjeni një mënyrë për të fituar më shumë para sot. Raste të mira për intervista pune.

Bricjapi

Mësohuni që t’i kritikoni më mirë të tjerët, por jini edhe të kujdesshëm që të mos vareni shumë nga aprovimi i tyre. Gjeni një ekuilibër.

Ujori

Sot dikush do t’ju propozojë një marrëveshje të mirë … për vetë atë! Mos i besoni dhe mbajini sytë hapur. Ditë e veçantë do të jetë për beqarët.

Peshqit

Nëse kohët e fundit keni pasur keqkuptime me kolegët ose miqtë, sot mundohuni të provoni diplomacinë. Do të rregullonte marrëdhëniet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.