Politika

KLD-ja, Cefa replikon Naçon: Sulm politik i Ministrit të Drejtësisë

cefaVazhdojnë akuzat dhe replikat mes KLD-së dhe Ministrit të Drejtësisë. Një ditë pas deklaratës për shtyp të ministrit Nasip Naço, nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, i ka cilësuar si shpifje të shëmtuara akuzat e Naços në lidhje me veprimtarinë e dikasterit ku punon.

Cefa vuri në dukje se KLD-ka ka pasqyruar gjithçka para medieve në një komunikim zyrtar një ditë më parë. “Jemi të shokuar nga deklaratat thellësisht politike të Ministrit të Drejtësisë. Unë personalisht e prisja një reagim pas paaftësisë së ministrit për të provuar ligjërisht pretendimet para këshillit, – shtoi nënkryetari i KLD-së. – Institucioni ku punojmë u quajt Sude, por ata që janë të paaftë të provojnë sipas ligjit paaftësinë, kanë aftësinë para publikut të shpifin pas asnjë lloj skrupulli”.

Dje në një konferencë për mediet, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e cilësoi skandaloz dhe qesharak vendimin e KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button