Home / Rajoni / Një histori spiunazhi shtyn hyrjen e Malit të Zi në NATO

Një histori spiunazhi shtyn hyrjen e Malit të Zi në NATO

Kryeministri-i-Malit-të-Zi-Milo-Gjukanoviç-dhe-Sekretari-i-Përgjithshëm-i-NATO-s-Anders-Fog-Rasmusen1-525x350Tronditet skena politike e Malit të Zi pas publikimeve të mediave vendase dhe ndërkombëtare mbi penetrimin e spiunazhit rus në shërbimin sekret të Republikës së Malit të Zi.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associatet Press”, e cituar dhe nga gazeta më e rëndësishme e Malit të Zi “Vjesti” thekson se është shtyrë hyrja e Malit të Zi në NATO për shkak të dyshimit se në shërbimet malazeze të zbulimit punojnë spiunë ruse.

Këto zëra kanë shkaktuar shumë pështjellime dhe qeveria e Malit të Zi pritet të diskutojë për analizimin e këtyre dyshimeve.

Në tekstin e titulluar “NAT0 paralajmëron se për momentin nuk do të pranojë anëtarë të rinj”, autori John-Tor Dalburg thekson se NAT0, “e përballur me Rusinë e re agresive”, po matet se si do të reagojë. Por ka përjashtuar opsionin e zgjerimit të shpejtë. Ai rikujton se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka thënë se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare deri në fund të 2015. do të vendosin nëse është koha për Malin e Zi që t’u bashkohet. Ajo për çfarë nuk flitet publikisht është se arsyeja për shtyrje është gjoja penetrimi rus në shërbimin malazez të zbulimit, thekson AP. “Kjo është çështje kyçe”, ka thënë një zyrtar i NAT0-s për AP, i cili deshi të mbetej anonim, për shkak se nuk është i autorizuar të flasë zyrtarisht. Ai ka vlerësuar se numri i spiunëve malazezë që kanë lidhje me Rusinë është mes 25 e 50. Tashmë janë ndërmarrë hapa për të meutralizuar aktivitetin e tyre, ka shtuar ai, por “për këtë nevojitet kohë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: