Home / Bota / Amerika / Aksident ajror mbi Karolinën e Jugut, avioni ushtarak F-16 përplaset më një avion privat

Aksident ajror mbi Karolinën e Jugut, avioni ushtarak F-16 përplaset më një avion privat

Një avion luftarak F-16 është përplasur mbi Karolinën e Jugut me një avion të vogël privat të martën. Dy personat që gjendeshin në avionin privat kanë vdekur, ndërsa piloti i avionit luftarak arriti të hidhej me parashutë.

Aksidenti ajror ndodhi rreth 11 milje nga pista e Charleston, tha një zyrtar vendas. Avioni luftarak F-16 ishte ngritur nga baza Charleston dhe ishte me mision trajnimi.

Sipas fakteve të para, piloti i F-16-s ishte duke folur me pikën e kontrollit në momentin e përplasjes”, tha koloneli Stephen Jost.

Menjëherë janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentin ajror, duke përfshirë edhe gjendjen e arsyes se pse avionët po fluturonin aq pranë njëri tjetrit.

Piloti i F-16-s, majori Aaron Johnson arriti të hidhej me parashutë duke i shpëtuar vdekjes, ndërsa më pas u transportua për në spital për të kryer kontrollet e nevojshme edhe pse gjendja e tij ishte e mirë.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga rënia e pjesëve të avionëve, ndërsa ende nuk janë gjetur trupat e dy viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.