Home / Kuriozitete / Gjarpëri që “fluturon” mbi tela

Gjarpëri që “fluturon” mbi tela

Banorët e një fshati të vogël në Uells u tmerruan kur panë mbi kokat e tyre një gjarpër gjigant që po “fluturonte” mbi telat e linjave telefonike.

Gjarpëri, një boa burmeze, u fotografua nga kalimtarët e rastit në përpjekjen e tij për të kaluar nga njëra banesë në tjetrën, duke përdorur si urë telat e telefonisë.

Dëshmitarët e alarmuar njoftuan menjëherë autoritetet. Pas shumë përpjekjesh, gjarpëri u vendos nën kontroll dhe iu kthye të zotit, nga ku ishte arratisur.

Pas këtij incidenti, policia doli me një komunikatë.

“Pjesa më e madhe e mbajtësve të gjarpërinjëve sigurohen që ata të jenë të izoluar dhe të mos shëtisin rrugëve, por ky është rasti që t’ua rikujtojmë që të bëjnë më mirë këtë”, thuhej në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.