Politika

Merkel në Tiranë për herë të parë, pritet në aeroport nga një delegacion qeveritar

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti sot në Tiranë, e para vizitë e një zyrtari të lartë, e konsideruar me rëndësi historike në marrëdhëniet dypalëshe.

Avioni me të cilin udhëtonte zonja Merkel,  u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 13.36, ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Më pas, kancelarja gjermane, nën masa të rrepta sigurie, po i drejtohet qendrës së kryeqytetit, drejt selisë së Kryeministrisë, ku do të pritet me nderime të larta shtetërore.

Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, axhenda e vizitës së Merkel vijon me takimin mes dy delegacioneve, e cila do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel. Rreth orës 16.15 kancelarja gjermane do të pritet nga presidenti Bujar Nishani.

Ndërsa rrugët që të çojnë në drejtim të kryeqytetit janë  të dekoruar me flamuj gjermanë dhe shqiptarërruget.

Kjo është vizita e parë bilaterale e një kreu të lartë të qeverisë gjermane në Shqipëri. Stacionet e tjera të udhëtimit të Merkel janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button