Politika

Merkel pritet në selinë e Kryeministrisë nga Edi Rama

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u nis nga Aeroporti i Rinasit drejt selisë së Kryeministrisë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në Hollin Kryeministror, rreth orës 14:15.

Takimi i parë i Merkel nisi me kryeministrin Rama, që do të zgjasë rreth 15 minuta. Më pas për 45 minuta do të mbahet takimi mes dy delagacioneve, që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Vizita e kancelares Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen  ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30  në aksin rrugor Rinas  në drejtim të  Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button