Te ndryshme

Zbulohet proteina e cila “plak” kujtesën

Një proteinë e cila qarkullon në gjak dhe që rritet me kalimin e moshës, mund të ndikojë në aftësinë për të mësuar dhe kujtesën. Për këtë flet një studim i cili është publikuar në “Nature Medicine”.

Rezultatet e marra nga një studim te minjtë dhe te njeriu thonë se kjo proteinë mund të vihet në shënjestër: duke vepruar mbi të, mbase mund të parandalohet humbja e kujtesës e lidhur me moshën.

Rënia e aftësisë intelektuale dhe e kujtesës, ashtu si ulja e numrit të krijimit të neuroneve të reja, është ngushtësisht e lidhur me plakjen.

Studime të mëparshme kanë treguar se transfuzionet e gjakut nga minjtë e rinj, mund të ndryshojnë pjesërisht deficitin e kujtesës dhe mund të përmirësojnë funksionin e neuroneve në trurin e minjve të vjetër. Kështu që, “çelësi” i plakjes qëndron edhe në gjak.

Identifikimi i faktorëve të cilët grumbullohen në gjak me kalimin e moshës, duke ndikuar negativisht në kujtesë, mund të lejojë ndërhyrjet për të parandaluar fenomenin.

Saul Villeda dhe kolegët e Universitetit të Kalifornisë në San Franccisko, kanë zbuluar se B2M është me shumicë në gjakun e personave të moshuar dhe se ajo rritet me kalimin e moshës si te minjtë ashtu edhe te njerëzit.

Studiuesit zbuluan se minjtë ku mungonte B2M nuk vuanin nga humbja e kujtesës e lidhur me moshën, përkundrazi, mungesa e kësaj proteine nxit neurogjenezën, ose formimin e neuroneve të reja.

Në të kundërtën, injektimi i B2M direkt në trurin e minjve të rinj, pengon procesin e të mësuarit.

Praktikisht është sikur truri i minjve të plakej papritur. Por në një tjetër grup minjsh të rinj, shqetësimet e të mësuarit dhe të kujtesës prej veprimit të B2M nuk ishin më aq evidente pas 30 ditësh. Kjo bën që të kihet shpresë se efektet e proteinës mbi rënien e kujtesës janë mundësisht të kthyeshme. Ajo që hipotezojnë autorët e këtij studimi është se proteina mund të bëhet shënjestër terapeutike për zhvillimin e trajtime specifike për të moshuarit për të parandaluar, dhe madje për të limituar deri në maksimum procesin e humbjes së kujtesës.

Stresi si faktor tjetër i humbjes së kujtesës

Ndryshimet në tru ndodhin normalisht me kalimin e viteve dhe shtimin e shqetësimeve dhe stresit. Niveli i lartë i qarkullimit në gjak i hormonit të stresit lidhet ngushtësisht me humbjen e kujtesës në mënyrë graduale. Një studim amerikan i Universitetit të Iowa-s, i drejtuar nga Jason J. Radley, i zhvilluar mbi kafshët ka treguar se stresi e degradon memorien. Megjithatë ndryshimet në trurin e njeriut ndryshojnë nga njeriu në njeri, pasi ata që mendojnë më shumë dhe janë më të stresuar, preken më shpejt nga humbja e kujtesës, kjo për shkak të përshpejtimit të rritjes së moshës cerebrale. Në këtë përfundim u arrit pasi u mat niveli i hormonit të stresit në gjak, te minjtë e rinj dhe të vjetër, ku te kafshët e reja mendimet dhe stresi ishte i pranishëm, ndërsa tek kafshët më të mëdha në moshë, kujtesa kishte pësuar degradim. Robert Sapolsky, një nga drejtuesit e studimit thotë se stresi mund të veprojë në plakjen e trurit ashtu si dhe në mbajtjen e tij të ri. U vu re se minjtë e moshuar me nivel të lartë stresi bënin më shumë gabime, krahasuar me minjtë e së njëjtës moshë, por me nivel më të ulët stresi.

Burimi: Panorama.it

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button