Home / Qeveritare / Bushati-Breedlove: Shqipëria mbështet përafrimin e Kosovës me Aleancën

Bushati-Breedlove: Shqipëria mbështet përafrimin e Kosovës me Aleancën

MinistrI i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore amerikane  Philip M. Breedlove, njëkohësisht  Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve (EUCOM), i cili po zhvillon një vizitë në vendin tonë.Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi një sërë çështjesh.

Fillimisht, Gjen. Breedlove, SACEUR, uroi Ministrin Bushati për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke e vlerësuar këtë si një arritje dhe një hap vendimtar drejt anëtarësimit të plotë në familjen Evropiane.

Ministri Bushati rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për integrimin euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, duke nënvizuar njëkohësisht edhe mbështetjen e vendit tonë për përafrimin e Kosovës me Aleancën.

Bushati pret gjeneralin Breedlove (1)Foto Flor Abaza

Në veçanti, biseda u përqendrua mbi perspektivën e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Lidhur me këtë çështje Ministri Bushati ritheksoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare ndaj avancimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit në NATO të vendeve aspirante.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, si dhe hapat e nevojshme për t’u ndërmarrë për të ç‘tensionuar situatën atje.

Nga ana e tij SACEUR, çmoi lart kontributin e vendit tonë në operacionin ISAF në Afganistan dhe në KFOR në Kosovë, si edhe përshëndeti angazhimin e marrë nga vendi ynë për vijimin e pjesëmarrjes të efektivëve shqiptarë në misionin e pas ISAF-it 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.