Sporti

Trajneri i Danimarkës: Vendim i pakuptueshëm

Trajneri i Danimarkës, skuadrës që tashmë renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Shqipëria, në grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”, deklaroi se vendimi i CAS-it për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë është i “pakuptueshëm”.

“Nuk e kuptoj aspak. Duket se gjërat shkojnë gjithmonë kundër nesh”, tha Morten Olsen për gazetën daneze ‘Ekstra Bladet’.

Më 3 shtator, Shqipëria do të luajë në transfertë pikërisht me Danimarkën, sfidë që mund të rezultojë vendimare për kualifikimin direkt të kuqezinjve. Formacioni i De Biasit mund të luajë edhe për barazim në Danimarkë, duke shpresuar në një tjetër rezultat pozitiv në “Elbasan Arena” më 7 shtator ndaj Portugalisë. Pikërisht, nisur nga kjo gjë, trajneri i Danimarkës duket shumë i shqetësuar për vendin e dytë të këtij grupi.

Related Articles

Nje koment

  1. Ky  trajneri danez duhet te kuptoje se shqiperia nuk u favorizua por ju dha e drejta e munguar tani nese eshte skuader me e forte Danimarka lete fitoje ndeshjet qe ikane mbetur, c’ka ketu per te kuptuar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button