Europa

Hetim për një rast të dytë spiunazhi, pas rastit për CIA-n

spiunazh2Drejtësia gjermane njoftoi sot se po hetonte për një rast tjetër spiunazhi në përfitim të një vendi të huaj, ndërkohë që media konfirmoi se bëhet fjalë, brenda pak ditëve, për rastin e dytë që përfshin SHBA-në.
“Nën drejtimin e përfaqësuesve të prokurorit federal janë kryer që prej ditës së sotme kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e një personi të dyshuar për spiunazh, në rajonin e Berlinit”, theksoi zëdhënësi i prokurorit federal në një komunikatë duke shtuar se nuk kishte të arrestuar.
Çështja është konsideruar si më e rëndë se ajo që implikonte një agjent të dyfishtë të dyshuar në përfitim të CIA-s, arrestuar javën e kaluar, sipas medias gjermane.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply to Lenci Nga Elbasni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button