Home / Kuriozitete / Norvegji, policia ka qëlluar vetëm dy herë me pistoletë në 2014!

Norvegji, policia ka qëlluar vetëm dy herë me pistoletë në 2014!

Vetëm dy të shtëna me pistoletë të qëlluara nga policia përgjatë gjithë vitit 2014. Dhe asnjë nga këto nuk ka shkaktuar të plagosur. Ka ndodhur në Norvegji, ku qeveria ka publikuar kohët e fundit statistikat e fundit sa i takon përdorimit të armëve të zjarrit nga ana e forcave lokale të rendit.

Relcioni, i publikuar nga gazeta “Washington Post”, tregon që vitin e shkuar, policia norvegjeze ka kërcënuar me përdorimin e pistoletës në 42 raste, numri më i ulët i regjistruar në 12 vitet e fundit.

Për të dhjetën herë, nga viti 1992 deri më sot, asnjë person nuk është vrarë nga agjentët skandinavë. Të dhënat për shumë njerëz mund të duken të pabesueshme. Norvegjia është nja nga vendet e paktë europianë, ku policët nuk mund të mbajnë me vete një pistoletë, me përjashtim të rasteve të autorizuara të lejuara nga një drejtues i tyre.

Megjithatë, vlefshmëria e kësaj politike, është vënë në dyshim nga masakra në ishullin e Utøyas, ku në verën e vitit 2011, u vranë 77 persona nga ana e një terroristi të ekstremit të djathtë, Aders Breivik. Kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur se po merr në konsideratë mundësinë për të pasur më shumë agjentë të armatosur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: