roze

Kevin Hart nis xhirimet e ‘Ride Along 2’

ride-along2Kevin Hart ka nisur në të nxehtin e Floridës xhirimet e filmit ‘Ride Along 2’ së bashku me Ice Cube. Filmi i parë me protagonistë po këta aktorë, ka qenë shumë i suksesshëm. Ai u shfaq në janar të këtij viti dhe komediani Kevin Hart i ka hyrë punës për vazhdimin e tij.

Kevin do të interpretojë sërish rolin e Benit, një roje që arrin të fitojë respektin e policit James, i interpretuar nga Ice Cube, i cili është vëllai i vajzës që Beni kërkon të propozojë për martesë.

Regjisori i filmit do të jetë sërish Tim Story, ndërsa kastit të aktorëve të filmit të parë i shtohet edhe Ken Jeong.

Filmi pritet të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave amerikane në 15 janar 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button