Politika

Schulz, të hënën vizitë zyrtare në Tiranë

E premtoi me të marrë mandatin si President i Parlamentit Europian 3 vjet më parë dhe vizitën e tij në Tiranë e konfirmoi edhe kur u rizgjodh në krye të legjislativit të kontinentit të vjetër, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, dhjetorin e kaluar.

Martin Schulz mbërrin të hënën në Shqipëri, ku do të pritet fillimisht nga homologu i tij Ilir Meta. Pas konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, axhenda e tij parashikon një takim të posaçëm me Presidentin Bujar Nishani e më pas me drejtuesin e qeverisë, Edi Rama, me të cilin do të mbajë gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në përfundim të vizitës zyrtare në vendin tonë, ai do të vijojë turin ballkanik me axhendë të ngjashme në Serbi dhe Bosnjë.

Kjo shënon vizitën e parë të Martin Schulz në cilësinë e Presidentit të Parlamentit Europian, por më herët socialdemokrati gjerman ka ardhur disa herë në Shqipëri, kur drejtonte grupimin e majtë të legjislativit.

Të martën, ai do të jetë në Beograd, ku do të pritet nga kryeparlamentarja Gojkoviç, kryeministri Vuçiç dhe Presidenti Nikoliç. Sikurse si në Tiranë, Schulz do të mbajë një fjalim para Parlamentit serb të mërkurën, përpara se të niset drejt Sarajevës.

Sarajeva përbën dhe stacionin e fundit të turit të tij në Ballkan, që përfundon të enjten, pas konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, Crnadak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button