Home / Kuriozitete / Gruaja që paralizohet nëse sheh një film komik

Gruaja që paralizohet nëse sheh një film komik

Shpesh kemi dëgjuar frazën “paralizë nga frika”, në momentin kur shohim një film horror. Po sikur këtë reagim ta provokojë edhe një film komedi? Në fakt kjo i ka ndodhur Tracy Herring që ishte e detyruar të hiqte dorë nga filmat  komikë, sepse sa herë që qesh, paralizohet. 44-vjeçarja nga Britania e Bashkuar vuan nga një patologji e rrallë, që quhet katapleksi, e cila shkakton një dobësi të muskujve të papritur dhe që shkaktohet nga emocione të forta.

“Në rastin tim qeshja mund të më bllokojë qafën. Humb kontrollin e gjymtyrëve të mia dhe në veçanti më paralizohet pjesa e majtë e trupit. Zakonisht zgjat vetëm pak sekonda, por është e frikshme ”, tregon Tracy. Për herë parë ajo është diagnostikuar në vitin 2003 dhe që prej asaj kohe nuk ka parë më asnjë film komedi. “Jam e sigurt që kam humbur shumë filma të suksesshëm. Është e sikletshme kur miqtë më thonë ‘E ke parë?’ dhe që unë iu përgjigjem:-‘Sigurisht që jo’”. Katapleksia ia vështirëson Tracy-t edhe marrëdhëniet me të tjerët. Ajo kujton herën e parë kur doli me partnerin e saj aktual, Michael, 45 vjeç.

“Ai mendonte se kishte pirë përpara se të takoheshim. Më erdhi për të qeshur dhe qafa ime ngriu. Në fillim nuk kisha guxim t’i tregoja për sëmundjen, por më pas mu desh që ta bëja. Mendonte se kisha probleme me alkoolin” shprehet Tracy. Kanë kaluar 12 vjet që kur ajo është diagnostikuar me katapleksi.  “ Isha 32 vjeç, kur gjatë një feste me miqtë, krahu im ngriu papritmas. Në fillim mu duke argëtuese. Nuk arrija që ta kontrolloja. Më pas goditjet mu shtuan dhe isha e detyruar për t’iu drejtuar një specialisti. Isha e terrorizuar, mendoja së bëhej fjalë për një tumor në tru. Por më pas bëra disa teste neurologjike dhe doli se ishte katapleksi. Kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë”, pranon gruaja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: