Politika

Takime intensive në Tiranë: Nuland, Schultz dhe Kotzias vizitojnë Tiranën

aJavën e  ardhshme në Tiranë do të mbërrijnë, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Europian. Zv/ sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland do të jetë në kryqeytetin tonë të hënën, të martën do të jetë rradha e Presidentit të Parlamentit Europian, ndërsa Martin Schultz, dhe të mërkurën zhvillon një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Njulend viziton Ballkanin Perëndimor në datat 11 deri në 14 korrik, ndërsa me datën 13 do të ketë takime me Kryeministrin Rama kur dhe do të përcjellë mesazhet e saj edhe për politikën shqiptare. Zv/sekretarja amerikane më pas do të ndalojë në Kroaci, Mal të Zi , Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Ndërsa vizita e presidentit të përlamentit europian u konfirmua nga kryetari i kuvendit Ilir meta. Në fakt Schultz gjatë vizitës në shqipëri, përveç takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar. Edhe pse nuk ka akoma një axhendë zyratrebëhet e ditur se mininistri jashtëm grek Kotzias do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike në vend, si dhe do të ketë një konferencë e përbashkët me homologun Ditmir Bushati. Përveç temave të nxehta të marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk do të lihen jashtë vëmendjes edhe projektet e përbashkëta energjitike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button