Home / Rajoni / Greqi, grevë 1-ditore e sektorit publik

Greqi, grevë 1-ditore e sektorit publik

Images.ashxGreqia është përfshirë përsëri nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe e punonjësve të sektorit publik që protestojnë ndaj shkurtimeve të vazhdueshme të vendeve të punës, ndaj reduktimeve me rreth 40% të pagave dhe pensioneve si dhe ndaj privatizimit të një pjese të Korporatës Energjitike të vendit.

Prej mëngjesit të së mërkurës është pezulluar puna në administrate, nuk punojnë zyrat e tatim-taksave, personeli i gjithë muzeumeve e monumenteve arkeologjike, spitalet punojnë vetëm me personel sigurie, ndërsa në protesta marrin pjesë edhe gardianët e burgjeve të vendit. Greva përkon me vizitën e përfaqësuesve të troikës që mbërrijnë në Athinë për të kontrolluar përparimin e reformave që po zbaton qeveria greke me kusht ndihmën ekonomike.

Nuk do të lejojmë të mbizotërojë kanibalizmi që promovon qeveria në sektorin shtetëror thuhet midis të tjerash në deklaratën e Konfederatës së Përgjithshme të nënpunësve të sektorit shtetëror.

Ndërkohë, qeveria greke i është drejtuar drejtësisë duke kërkuar që të shpallë grevën të paligjshme. Pas 6 vitesh recensioni, Athina zyrare ka dhënë shenja se ekonomia e vendit do të japë sivjet shifra pozitive, por një vendim i Gjykatës së Lartë për rikthimin e parave të shkurtimeve të pagave ndaj gjykatësve dhe ushtarakëve në këto katër vjet do të mund të krijonte përsëri një boshllëk tek financat e vendit.

Ndërsa kokëçarja më e madhe për kabinetin Samaras që nuk sheh me sy të mirë grevën e katërt të radhës për vitin 2014 në kulmin e sezonit turistik mbetet përsëri papunësia që vazhdon të jetë përsëri në mbi 26%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.