Rajoni

Bruksel, arrihet marrëveshja për Greqinë pas 18 orë bisedimesh

dddddMë në fund është arritur marrëveshja në samitin e lartë të Eurozonës në lidhje me zgjidhjen e krizës greke.
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka shkruar në Twitter se vendet e Eurozonës kanë arritur “një marrëveshje unanime”.
“Samiti ka arritur një marrëveshje unanime. Jemi gati për implementimin e programit për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në rrjetin social.
Një nga kushtet kryesore për zbatimin e marrëveshjes është që Parlamenti i Greqisë të miratojë reformat e propozuara nga vendet europiane. Por, duke qenë se sapo është bërë referendumi që refuzoi reformat shtrënguese, nuk duket se do të jetë i lehtë ky miratim.
Udhëheqësi i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, u shpreh: “Besimi ishte çelësi i suksesit. Ne pamë reformat, borxhet dhe nevojat financiare. Ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje për të gjithë këto çështje, në mënyrë që të kthejmë Greqinë në binarë”.
Ndërsa kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është i bindur se Parlamenti grek do e miratojë planin e ndihmës financiare: “Jam i bindur se vendimi ynë do të kalojë në Parlament. Nuk ka fitues apo humbës nga kjo marrëveshje. Nuk mendoj se populli grek është turpëruar dhe nuk mendoj se vendeve europiane i ka ikur fytyra”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button