Kronika

Policia ndihmon një çift turistësh, humbën rrugën në Valbonë

ccccccccNjë çift turistësh francezë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Valbonës në Tropojë, janë ndihmuar dhe shpëtuar nga Policia e Shtetit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 16:40 të së dielës u njoftua Salla Operative e Policisë së Malësisë së Madhe se një çift turistësh franceze kishin humbur rrugës, nga Thethi për në Valbonë dhe kërkuan ndihmën e policisë, pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendndodhjen.
Me të marrë njoftimin, drejtim të tyre është nisur një grup punonjësish të policisë të Malësisë së Madhe, si dhe drejt maleve të Valbonës për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjës policie të Shkodrës.
Mësohet se gjetja gjetja e tyre është bërë e mundur pas rreth dy orësh kërkimi, në Qafës së Valbonës.
Policia ka bërë të ditur se dy turistët, A.M., 28 vjeç dhe M., 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje te mire dhe janë transportuar në drejtim të Shkodrës me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button