Bota

Paris, 10 persona mbahen peng nga njerëz të armatosur

parisNdërkohë që presidenti i Francës, Francoise Hollande ishte në një konferencë shtypi që po transmetohej direkt nga televizione të shumta botërore, një pengmarrje po ndodhte në mes të Parisit.
Persona të armatosur po mbajnë peng 10 vetë, rapporton agjencia e lajmeve AFP. Bëhet fjalë për tre persona që kanë hyrë në marketin “Primark” në lagjen Villeneuve-la-Garenne, në verilindje të kryeqytetit.
“Rreth orës 6.30, dy apo tre persona të armatosur kanë shkuar në marketin “Primark”, ku fillimisht u mendua për një grabitje me armë”, thonë burime të policisë.
Të njëjtat burime thonë se mungonin 10 persona të stafit, por që nuk është konfirmuar ende nëse janë marrë peng.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button