Politika

PS-LSI, aleancë kundër KLD-së: Të ndërhyjë Parlamenti

ble-320x180Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë sulmuar sot vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke e konsideruar skandaloze vendimin e KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në një dalje për mediet nga selia e PS, deputeti Blendi Klosi e ka quajtur të turpshëm reagimin e KLD. Sipas tij në sistemin e drejtësisë bëjnë pjesë gjyqtarë të korruptuar që janë kthyer në një sekt për të mbrojtur zullumet e tyre. Për këtë deputeti Klosi u shpreh se qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit.

“PS dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarrja e KLD që arriti kulmin ditën e hënë kur gjyqtarëve me probleme flagrante në deklarimin e pasurisë vendosi të mos merrte asnjë masa. Akoma më i turpshëm është reagimi i KLD pas deklaratës së ministrisë së Drejtësisë, një reagim ku përforcoi akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet në një rrjedhë, ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar që nuk punojnë për të vënë drejtësi, por për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.

Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt që bëjnë gjithçka për të mbrojtur dhe shpëtuar nga zullumet ku përfshihen të gjithë. Që sistemi i drejtësisë nuk po funksionin këtë e di i madh dhe i vogël.

Ishte kjo një nga arsyet se pse shqiptarët votuan këtë qeveri. Qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit Shqiptar, përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga përfaqësuesit e KLD që janë zgjedhur nga parlamenti por që çdo ditë e më shumë po bëhen përfaqësues të denjë të korrupsionit”, – e përfundoi deklaratën Blendi Klosi.

Manjani: Mbështesim çdo nismë parlamentare kundër KLD-së

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe partneri qeverisës i PS-së, Lëvizja Socialiste për Inegrim, e cila përmes përfaqësuesit të saj Ylli Manjani, ka theksuar se qëndrimi i KLD-së është i papranueshëm, pasi është rreshtuar politikisht dhe në kurs me korrupsionin, duke mos mundur të përfaqësojë dor sistemin gjyqësor të vendit.

“LSI, në përbërje të mazhorancës së sotme dhe qeverisë, është e rreshtuar qartazi, jo në mbrojtje të Ministrit të Drejtësisë, por në favor të reformave dhe të çdo lloj lufte kundër korrupsionit, – u shpreh Manjani. – Kjo është një betejë qytetare me dukuri sociale që po dëmton rëndë shtetin e së drejtës. LSI do të mbështesë çdo nismë parlamentare për të vënë në funksion krijimin e një sistemi gjyqësor dinjitoz dhe jo me përfaqësues të korruptuar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button