Politika

PD: Vëllai i deputetit të PS në kërkim për trafik droge. A ka dijeni Rama?

u2_lauravorpsiiii-320x241Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast të lidhjes së krimit me politikën në mazhorancën qeverisëse. Zëdhënësja për shtyp e PD-së, Laura Vorpsi, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama nëse është në dijeni që vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste (nuk ia citon emrin) është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, “ku ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij ligjvënës në Kuvend”.

“Burime të sigurta të Interpolit Ndërkombëtar bëjnë me dije se vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste kërkohet nga drejtësia të paktën në 2 shtete, – tha Vorpsi. – Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste është në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton të ketë qenë në kupolën drejtuese të një organizate ndërkombëtare dhe të mirë strukturuar, që trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë. Baza e aktivitetit dhe e lëvizjeve të tij është Vlora. Ne po pyesim sot Kryeministrin e vendit, a ka dijeni ai për raporte të tilla të Interpolit Ndërkombëtar?

A është Kryeministri në dijeni të faktit se i kërkuari për trafik ndërkombëtar të drogës ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij deputet?

Në ditët në vazhdim ne do të publikojmë fakte të reja, ndërsa jemi në pritje që Edi Rama të përgjigjet”, – përfundoi zëdhënjësja për shtyp e PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button