Home / Bota / Pengmarrja në Paris, forcat speciale evakuojnë 18 persona

Pengmarrja në Paris, forcat speciale evakuojnë 18 persona

bNdërkohë që Presidenti i Francës, Francoise Hollande po fliste në një konferencë shtypi, që po transmetohej direkt nga televizione të shumta botërore, një pengmarrje po ndodhte në verilindje të Parisit.
Persona të armatosur mbajtën peng 18 persona, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Bëhet fjalë për tre persona që kanë hyrë në dyqanin “Primark” në një qendër tregtare në Villeneuve-la-Garenne, në verilindje të kryeqytetit, thonë burimet.
Vetëm pak orë më pas AFP bën të ditur se forcat speciale franceze kanë evakuar 18 persona pas sulmit.
“Rreth orës 6.30, dy apo tre persona të armatosur kanë shkuar në dyqanin “Primark” ku fillimisht u mendua për një grabitje me armë”, thonë burime të policisë. Të njëjtat burime thotë se mungonin 10 persona të stafit, por që nuk është konfirmuar ende nëse janë marrë peng.

Leave a Reply

%d bloggers like this: