Home / Kronika / Tiranë, rihapet qendra tranzitore e emergjencave. Strehoen 170 romë e egjiptianë

Tiranë, rihapet qendra tranzitore e emergjencave. Strehoen 170 romë e egjiptianë

Rreth 170 romë dhe egjiptianë janë strehuar pranë qendrës tranzitore të emergjencave, në Shish Tufinë, e cila është rehabilituar tërësisht.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se, në këtë qendër do të ofrohen shërbime të ndryshme komunitare për njerëzit në nevojë dhe se familjet në nevojë mund të akomodohen këtu për një periudhë 24-mujore.

Për ndërtimin e kësaj qendre tranzitore të emergjencave është dhënë një fond prej 128 mijë eurosh nga Bashkimi Europian.

Progami për ndërtimin e kësaj qendre, e cila ka 10 ambjente banimi dhe një kënd lojrash, është zbatuar nga programi i Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: