Ekonomia

P/ligji “Për Policinë e Shtetit”, kostoja ne buxhet 3.7 miliardë lekë

2701-Ne-komisionin-parlamentar-te-ekonomise-Foto-Albert-Myftaraj-525x350Ndryshimet e reja ligjore për policinë u miratuan vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Por, komisioni edhe pse dha ‘ok’ për projektligjn, i kërkoi Komisionit të Sigurisë të rishikojë koston prej 3.7 miliard lekë, një shumë që nuk është e parashikuar në buxhetin afatmesëm.
Zv.ministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj, deklaroi se rritja e shpërblimeve për efektivët synon që të rrisë performancën duke qenë se vendi ynë ka numrin më të ulët të policëve në botë. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë p/ligj me arguemntin se sjell çrregullim financiar në buxhetin e shtetit.

Ish-ministri i Financave, deputeti i PD-së, Ridvan Bode, tha se implementimi i ligjit në të tilla kushte do sillte çrregullim financiar në buxhetin e shtetit.

Projektligji “Për Policinë e Shtetit” ka si qëllim të përcaktojë misionin,
organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat, përgjegjësitë, kompetencat dhe statusin e Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë, si dhe rregullon veprimtarinë, marrëdhëniet e punës, garantimin e karrierës, mirëqenies dhe vazhdimësisë në detyrë të punonjësve të policisë. Projektligji, veç të tjerave, synon të përmbushë proritetet kyçe të KE-së për Shqipërinë dhe rekomandimet e progresraportit të vitit 2013, për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button