Home / Politika / Presidenti Nishani uron Presidentin Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Presidenti Nishani uron Presidentin Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Me rastin e Ditës së Bastijës dhe Festës Kombëtare të Francës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës franceze, François Hollande.

Në mesazhin e tij, Nishani, pasi i dërgoi “urimet më të ngrohta e miqësore”, përfitoi nga rasti për të shprehur “kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Franca i ka dhënë zhvillimit dhe proceseve demokratizuese” të Shqipërisë.

“Ndër dekada, Franca ka qenë frymëzuese për kulturën dhe arsimin shqiptar, por pas vendosjes së demokracisë në fillim të viteve ’90, ka qene dhe një kontribuese aktive në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Falë edhe këtij kontributi, sot vendi im është anëtar i NATO-s dhe Vend Kandidat në Bashkimin Evropian”, lexohet në mesazhin e Nishanit.

Më tej, Nishani siguroi se Shqipëria do të tregojë “përkushtim në rrugën e saj të integrimit evropian dhe përmbushjen e standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë hapjen e negociatave të aderimit në një kohë sa më të shpejtë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: