Maqedonia

Zaev paralajmëron radikalizim

Lideri i LSDM-së ka paralajmëruar se nëse sot nuk arrihet marrëveshje për zgjidhje të problemeve të cilat LSDM i ka theksuar deri më tani, atëherë do të vazhdohet më tutje me masa edhe më radikale.

Janë të patjetërsueshme garanca për implementimin e rekomandimeve të Raportit të Pribes, pasi që çështjet e theksuara në këtë Raport janë penguesi për funksionimin demokratik të institucioneve të sistemit, të cilat janë kryesisht të partizuara, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira, ka porositur Zaev, pas takimit të mbrëmshëm me deputetin francez, Filip Diran.

Në takim, Zaevi ka shprehur shqetësim për Listën zgjedhore, moslejimin e funksionimit të prokurorit publik republikan, prokurorit për krim të organizuar, për gjyqësorin dhe për direktivat e vazhdueshme nga ana e pushtetit, transmeton “Zhurnal”.

“Përderisa sot me ndihmën e miqve tanë nga BE-ja dhe SHBA-ja nuk arrihet marrëveshje për organizimin e qeverisë dhe mekanizmat të cilat duhet të sigurojnë institucione demokratike dhe zgjedhje, LSDM do të fillojë me mënyra alternative ti pastrojë këto qëllime”, tha Zaev, njofton LSDM.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button