Home / Kronika / Reforma në drejtësi, Naço: Në tetor, paketa ligjore në Kuvend

Reforma në drejtësi, Naço: Në tetor, paketa ligjore në Kuvend

Reforma në drejtësi do t’i dorëzohet në tetor Kuvendit për miratim. Këtë e ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në Luksemburg, ku ka marrë pjesë në një takim të ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Naço është takuar me homologen franceze, Christiane Taubira, të cilën e informoi lidhur me procesin reformues të drejtësisë. Naço tha se aktualisht ky proces është në fazën e diskutimit dhe konsultimit dhe brenda tetorit, qeveria, bashkë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, do t’i paraqesë Kuvendit një paketë të plotë ligjore për miratim.

Ky fakt, theksoi ministri Naço, padyshim është inkurajues për avancimin e mëtejshëm të dosjes së Shqipërisë në procesin e integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri shqiptar është takuar edhe me homologun e tij të Luksemburgut, Felix Braz, të cilit i shprehu urimet e tij për presidencën në Këshillin e Bashkimit Europian.

Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për organizimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të Bashkimit Europian në fushës e së drejtës penale dhe civile. Një çështje tjetër ishte dhe rishikimi i rregullave të miratuara nga Këshilli i Bashkimit Europian sa i takon njohjes së juridiksionit dhe të zbatimit të vendimeve për çështjet martesore e të përgjegjësisë prindërore.

One comment

  1. E pa  besushme,nga fakti se saliu do prodhoje shume ngerce per kete reforme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.