Home / Kuriozitete / Sekreti i obezitetit njerëzor ndodhet te një peshk meksikan

Sekreti i obezitetit njerëzor ndodhet te një peshk meksikan

Kundër obezitetit, tashmë e dimë se çfarë peshqish të kapim: janë peshqit e shëndetshëm, të cilët gjenden në ujërat e shpellave meksikane. Ata janë në gjendje për të ngrënë pa limit dhe pastaj “të agjërojnë” për muaj të tërë duke ngadalësuar metabolizmin. Duke studiuar këtë efekt “yo-yo” të tyre, hulumtuesit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston, kanë filluar për të hedhur dritë mbi evolucionin e gjenit “të trashjes”, që lejon një oreks të shfrenuar te shumë njerëz obezë. Rezultatet e studimit u botuan edhe në revistën PNAS.

Për të shqyrtuar mekanizmat molekulare që shkaktojnë obezitet, studiuesit amerikanë janë zhytur në ujërat e errëta në shpellat e verilindore Meksikës, ku jetojnë peshqit “Astyanax mexicanus”.

Këto specie ujore janë “kampionë të evolucionit” të vërtetë: të detyruar të jetojë për mijëra vjet në një habitat të skajshëm dhe pa drita, kanë humbur sytë dhe pigmentin lëkurës. Edhe metabolizmi i tyre është dashur të përshtatet për periudha të gjata pa u ushqyer.

Aftësia e përshtatjes, e zhvilluar gjatë qindra viteve, u ka”dhuruar” këtyre specieve një oreks të jashtëzakonshëm dhe aftësinë për të ruajtur sasi të mëdha të triglicerideve “rezervë” dhe për të reduktuar në minimum humbje peshe gjatë periudhave pa ushqim.

Obezë dhe të lumtur, peshqit ‘Mexicans’ arrijnë të jetojnë gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme, pavarësisht se janë shumë të fryrë se sa fqinjët e tyre që jetojnë në ujërat sipërfaqësore.

Duke krahasuar ADN-në e tyre, studiuesit gjetën mutacionet e gjeneve MC4R, një përshtatës të anoreksisë (i pranishëm edhe në trurin e njeriut), i cili ndizet dhe shuhet nga dy hormone, insulina dhe leptina.

Mutacionet që reduktojnë aktivitetin e këtij gjeni, duken në gjendje për të shkaktuar një uri të madhe, të dobishme për mbijetesën e peshkut dhe ndoshta, në të kaluarën, edhe për paraardhësit tanë. Të kuptosh se si evolucioni ka prodhuar këtë mekanizëm, ndoshta mund të qartësojë bazën gjenetike të epidemisë globale të obezitetit në dekadat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.