Europa

Renzi: Reforma për të gjithë, përfshirë Greqinë

Kryeministri italian, Matteo Renzi tha në një intervistë për RAI-n se pozicioni i Italisë gjatë bisedimeve për ndihmën ndaj Greqisë ka qenë “reforma për të gjitha vendet, përfshirë Greqinë”.

“Nuk mund ta anashkalojmë faktin se disa gjëra duhen bërë”, u shpreh Renzi.

“Ne italianët luajtëm rolin e mendimit praktik”, tha Renzi.

“Ne kemi punuar me orë të zgjatura, në përpjekje të vendosjes së kushteve për marrëveshje. Shmangia e Grexi- it është gjëja e duhur, por problemi kryesor është se si të formatojmë Evropën”, shtoi kryeministri italian.

“Për të ndryshuar kursin, ne duhet t’ia nisim nga horizonti, idealet dhe shpresat”, tha ai.

“Askush nuk tregon entuziazëm kur flasim për parametrat, statistikat dhe kufizimet në buxhet”, tha kryeministri.

”Evropa po trajtohet si njerkë e pafuqishme, madje edhe në Itali”, përfundon Renzi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button