Home / Kosova / Haradinaj: I kemi përafruar qëndrimet me minoritetet dhe Vetëvendosjen

Haradinaj: I kemi përafruar qëndrimet me minoritetet dhe Vetëvendosjen

haradinajPas iftarit të shtruar për minoritetet, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë përafruar qëndrimet edhe me minoritetet, mirëpo nuk kanë marrë garancë se do të kenë mbështetje të pakusht.

“Kemi provuar edhe më herët të takohemi me minoritetet dhe kam kuptuar që të gjithë janë më Ramazan. Kam vendosë me iu shtru një iftar. Përveç që kemi darkuar bashkë, kemi folë edhe për shqetësimet tona në lidhje me shtetin, njëkohësisht edhe për formimin e qeverisë së re dhe koalicionit.

Nuk kemi marrë garanci që do të kemi mbështetje të pakusht, mirëpo qëndrimet i kemi mjaft të përafërta”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq sa i përket Vetëvendosjes, ai ka thënë se edhe me këtë parti kanë përafrime.

“I kemi përafruar shumë qëndrimet. Nuk po mundem të flas me garanca se do të kemi mbështetje të pakusht prej Vetëvendosjes, mirëpo qëndrimet i kemi shumë të përafërta dhe bisedimet po zhvillohen në një frymë mjaft pozitive”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nesër do të takohen sërish në selinë e Vetëvendosjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: