Sporti

Skënderbeu-Krusejdërs: 4-1, “vuloset” kualifikimin në raundin e tretë të Champions

Ishte debutimi në Ligën e Kampioneve për këtë sezon dhe tifozët i kishin përgatitur një koreografi speciale në tribuna.Dhe Skënderbeu i shpërblen me një festival golash në fitoren 4-1 kundër Krusejdërs, duke siguruar përpara kohe kualifikimin në raundin e tretë të Champions. Festojnë korçarët, megjithëse për të arritur te suksesi të besuarit e Mirel Josës do të vuanin më shumë nga sa e kishin parashikuar.

Dhe të mendosh që goli i epërsisë për Skëaaaanderbeut erdhi që në minutën e 15-të, kur Nimaga dërgoi topin në rrjetë.
Mund të thellonin shpejt shifrat vendasit. Salihi shpërdoron mundësinë rastin për të gjetur golin e parë me skuadrën e re, por nuk bën më mirë Vangjeli në topin e kthyer.
Gjithsesi, sulmuesi i kombëtares do të shpërblente më pas pritshmëritë e tifozvë. Deri atëherë Osmanit i anulohet goli i dytë për korçarët me lojën që ishte ndërprerë më parë. Deri atëherë në pritje, Krusejdërs i afrohen barazimit me Oëens.
Minuta të mira për miqtë, ndërsa futbollistët e Skënderbeut kuptojnë se rrezikojnë shumë.
Dhe për të shliruar vendasit mendon Salihi që do të mbyllte pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë për kampionët shqiptarë.
Nis keq fraksioni i dytë i ndeshjes, me Oëens që ktheu në lojë Krusejdër me golin e tij në minutën e 48-të.
Festojnë ata pak tifozë që kishin udhëtuar nga shumë larg, teksa Josës i duhet të përziejë sërish kartat.
Por nuk i duhet shumë teknikut, pasi skuadra e tij bën gjithçka për të thelluar sërish shifrat. Pa fat Radas, që vetëm traversa i mohon golin.
Nuk arrin të shënojë as Salihi.
Për të nisur sërish festën korçarët duhet të prisnin minutën e 75-të, kur Berisha preku për herë të tretë rrjetën e Krusejdërs.
Nuk mund të kishte ëndërruar një debutim më të mirë Hamdi Salihi. Sulmuesi shkodran shënoi golin e dytë personal dhe atë që mund të ketë vulosur që në ndeshjen e parë kualfikimin e Skënderbeut që në ndeshjen e parë pas fitores 4-1.
Gjithsesi rregullorja e turneut të Ligës së Kampioneve thotë që duhet luajtur edhe sfida e kthimit, por pas këtij suksesi Josa dhe kampionët e Superligës mund të mendojnë që tani për kundërshtarët e raundit të tretë në Champions.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button