Home / Politika / PD: Rama shkeli ligjin, ndryshoi vendin e votimit 5 ditë para zgjedhjeve

PD: Rama shkeli ligjin, ndryshoi vendin e votimit 5 ditë para zgjedhjeve

Deputeti demokrat Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qendrën e votimit vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, duke shkelur kështu kodin zgjedhor. Sipas listës së zgjedhjeve të 11 majit, tha Paloka, Rama duhet të votonte në shkollën “Pjetër Budi.

“Pesë ditë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, pra në datë 16.6.2015. Kodi Zgjedhor thotë se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet vetëm në rastet kur ka pasaktësi ose kur emri i votuesit nuk ka dalë në qendrën e tij të votimit. Nëse lista është shpallur, qytetari voton në qendrën e votimit ku është shpallur emri i tij, edhe pse ndërron vendin e banimit. Me një kërkim të thjeshtë del se emri i Edi Ramës është shfaqur në 11 maj në qendrën e mëparshme të votimit në shkollën “Pjetër Budi”.Ky nuk është një akt i izoluar por është drejtësia me të cilën janë bërë të gjitha manipulimet masive në këto zgjedhje”, deklaroi Paloka.

Leave a Reply

%d bloggers like this: