Maqedonia

Jankullovska apelon për protesta të qeta

Ministrja e Brendshme Jankullovska kërkoi që protestat e paralajmëruara për ditën e premte të jenë të qeta. Jankullovska madje porositi protestuesit se mund të dënohen nga 3 muaj deri në 5 vjet burg, për dhunë gjatë protestave. Ajo tha se MPB-ja ka nën kontroll situatën dhe nuk do të lejojë eskalimin e situatës.

‘Të gjithë ata që mendojnë të dalin në rrugë dhe të protestojnë pa dallim se kush është motivi dhe shkaku apo qëllimi i protestave të protestojnë qetë, dhe të përmbahen nga çdo lloj prishje të rendit dhe të qetësisë publike dhe çfarëdo lloj dhune. Ne si Ministri bëjmë përgatitje adekuate dhe në mënyrë profesionale në bazë të obligimeve dhe përgjegjësive ligjore do të merren sanksione adekuate’, deklaroi Gordana Jankullovska , Ministre e Brendshme.

Për protestat e deritanishme të mbajtura në Shkup, Jankullovska tha se janë ngritur 24 padi penale dhe 10 padi për kundërvajtje. Jankullovska reagoi ndaj djegies së flamurit të Maqedonisë në protestat e mbrëmshme në Prishtinë. Ajo kërkoi nga autoritet në Kosovë që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe kryerësit të dënohen na bazë të ligjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button