Ekspozita

Në abstraksionet plot ngjyra të Hotit

Agron Hoti, për herë të parë me një ekspozitë personale në Shqipëri 

Mediat italiane e krahasojnë me Ibrahim Kodrën

Ai është një personazh i njohur për revistat e artit në vendin fqinj, Italinë, por në Shqipëri për të është folur pak. Agron Hoti, një piktor i konsideruar me të njëjtën ndjeshmëri artistike dhe imagjinatë si të Ibrahim Kodrës, do të ekspozojë më 15 korrik për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Abstrakt dhe kolazh” quhet ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti, e cila do të bëjë dhe prezantimin e parë të artistit me publikun e tij. Veprat e Hotit i cili jeton në Verona, janë një udhëtim në botën e ngjyrave. E verdha, e kuqja, apo e gjelbra komunikojnë lehtë me njëra-tjetrën duke ndërtuar historinë që mbart një tablo. Punët e tij janë abstrakte, por përmes tyre mund të lexosh gjuhën me të cilën artisti e ka ndërtuar veprën. 15 tablotë që do të ekspozohen në Galeri nuk janë aspak klasike. Të mbushura plot fantazi, duket sikur Agron Hoti të fton në një lojë, e cila nuk mbaron dhe kur ke parë tablonë e fundit. Një nga veprat e tij të njohura është ajo me kolazhe dedikuar personazhit të njohur të filmave amerikanë “Spiderman”. I lindur në Mamurras më 1970-n, ai e ka vendosur karrierën e tij si artist në Itali. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button