Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 15 korrik 2015

Horoskopi për datën 15 korrik 2015

Dashi

Bëni kujdes ndaj gabimeve të thjeshta gjatë pjesës së parë të ditës. Nxitimi dhe lodhja do t’ju bëjnë konfuzë. Por do të ndihmoheni nga dikush. Në mbrëmje do të relaksoheni.

Demi

Sot për ju nis një fazë e re në jetën tuaj. Ju presin emocione të forta dhe të mëdha. Ditë ideale për t’u marrë me ndonjë projekt të ri apo për të udhëtuar.

Binjakët

Nëse keni dyshime mos i mbani ato për vete, edhe pse ana juaj më racionale do t’ju thotë që të mos harxhoni kohë kot. Mos u ndjeni në faj nëse ndiqni instinktin.

Gaforrja

I keni lënë disa gjëra që t’ju ikin pas dore kohët e fundit, ndaj kujdesuni për ato që ju interesojnë për “nesër”. Do të ndihmoheni nga një mik i cili do t’jua lehtësojë impenjimin.

Luani

Ka edhe diçka të cilën duhet ta çoni deri në fund, përpara se t’i dedikoheni projektit që keni për zemër. Për ata që janë singëll do të kenë mundësi të bëjnë një njohje interesante.

Virgjëresha

Kini durim ndaj një situate, e cila po ju bën të vuani, përmbajeni veten sepse shumë shpejt do të merrni një provë të bukur e cila do t’ju bëjë të kuptoni gjërat po shkojnë mirë.

Peshorja

Lërini për pak mënjanë impenjimet tuaja për një person të afërt i cili ka shumë nevojë për praninë dhe ndihmën tuaj. “Dhënia e dorës” do t’ju vijë natyrshëm.

Akrepi

Sot do të përfshiheni nga një lajm të cilin nuk e prisnit aspak. Flisni me dikë shumë të afërt me ju, do t’ju ndihmojë që t’i shihni gjërat me ftohtësi.

Shigjetari

Ju mungon edhe pak për të arritur në fund të mundimit tuaj. Pasdite tërhiquni nga dëshira për të pranuar një ftesë. Jini më tolerantë dhe më pak pesimistë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do ta keni më të lehtë që të gjeni kohë të lirë për t’iu dedikuar disa projekteve të cilat i keni shumë për zemër. Diskutojini idetë tuaja me personat më të rëndësishëm për ju.

Ujori

Sot udhëtoni shpejt dhe mos lejoni asgjë dhe askënd që t’ju prishë planet tuaja të punës. Në mbrëmje dilni me një person që ju ka intriguar gjithmonë shumë.

Peshqit

Këtë të mërkurë kushtojuni jo vetëm gjërave që duhet të bëni patjetër, por edhe atyre projekteve paralel. Nuk do t’ju mungojë as koha dhe as dëshira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.