Home / Sporti / Neymar do të bashkohet me ekipin për finalen e vogël

Neymar do të bashkohet me ekipin për finalen e vogël

Camilo-Zúñiga3-495x350Ylli Neymar, i padisponueshem ne Botëror pas fraktures qe pesoi ne nje verteber, do te shkoje ne kampin e Brazilit e do te shoqeroje ekipin e tij ne Brasilia per finalen e vogel, ndeshjen per vendin e 3-te, ndaj Holandes, beri te ditur Konfederata Braziliane.
“Neymar do te vije ketu. Ai do te shoqeroje grupin per ndeshjen e se shtunes”, deklaroi Rodrigo Paiva, zyrtar i  Konfederates. Paiva e beri kete njoftim ne nje konference shtypi ne Granja Comary, kampi i Seleçao.
I demtuar ne çerekfinalen ndaj Kolumbise, Neymar do te rikthehet prane shokeve te ekipit te tij. Ai pritet qe te rikthehet ne fushat e lojes pas 40 ditesh. Pa të dhe pa kapitenin Thiago Silva, i pezulluar, Brazili u mund ne gjysmëfinale nga Gjermania ne Belo Horizonte 7-1.

Leave a Reply

%d bloggers like this: