Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 16 korrik 2015

Horoskopi për datën 16 korrik 2015

Dashi

“Ajri i rinovimit” që do të thithni do t’ju bëjë mirë edhe në ambiente të tjera të jetës suaj, ndërsa do të mundni t’i jepni një dorë edhe dikujt që kohët e fundit është “shtangur”.

Demi

Mos u kapni nga tundimi për të çuar përpara atë që po bëni duke u hedhur nga një çështje në tjetrën, veçse prej mërzisë. Mospërqendrimi mund t’ju prishë shumë gjëra.

Binjakët

Kurajë, edhe pak ditë dhe më në fund mund të braktisni atë çështje me të cilën duhej të merreshit dhe që ju mërziste shumë. Personi që po ju mbikëqyrte do të kënaqet dhe do t’ju lërë të lirë.

Gaforrja

Një fillim i mirë për këdo që është mbështetur në një aktivitet privat. Megjithatë mos u entuziazmoni shumë, sepse duhet të angazhoheni edhe më shumë nëse dëshironi të konsolidoni një pozicion të fituar.

Luani

Nëse po vuani, sepse ndiheni si të braktisur nga partneri juaj ose inekzistente para syve të tij, mendohuni të imagjinoni se ndonjë faj mund ta keni edhe ju. Nëse jo, atëherë sqarohuni. Kini durim!

Virgjëresha

Mos mendoni vetëm për punën dhe për detyrat tuaja. Përpiquni të qetësoheni pak. Beqarët duhet të tregojnë kujdes, sepse mund të bien në dashuri me një person të gabuar.

Peshorja

Optimizmi do t’ju ndihmojë që t’i kaloni shumë shpejt vështirësitë e vogla të ditës: asgjë serioze. “Mbajeni fort” këtë lloj ndjesie edhe gjatë mbrëmjes.

Akrepi

Një shoqe mund të ketë nevojë për ju. Mbështeteni në këtë moment të vështirë. Ditë ideale për të bërë punët e shtëpisë. Nëse financat tuaja janë të mira, mundohuni të kurseni diçka.

Shigjetari

Mos u mërzisni nga kritikat që do t’ju bëjnë sot. Në dashuri do të rrethoheni nga një atmosferë e çuditshme, sikur gjithçka përbën dyshim dhe se diçka po ndodh.

Bricjapi

Nëse në dashuri ndiheni si të zënë në kurth, mos tentoni t’ia mbathni. Probleme keqkuptimi në familje. Bëni kujdes me fjalët dhe gjestet. Mos jini impulsivë.

Ujori

Lëreni mënjanë xhelozinë dhe jepni besimin e duhur. Raste të mira për të realizuar disa ide tuaja dhe për të ritakuar persona që nuk i shihni prej kohësh. Do të kaloni momente të bukura.

Peshqit

Miqësi të reja në rrjetet sociale, por jo të gjitha do të jenë interesante. Mos shihni gjithmonë vetëm interesat tuaja. Jini më altruistë dhe do të shihni se si të tjerët do t’ju vijnë në ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.