Home / Bota / Izraeli në praglufte, Abu Mazen flet për gjenocid

Izraeli në praglufte, Abu Mazen flet për gjenocid

aaa108Nëse raketat nuk do të ndalen, Izraeli do të zgjerojë ndërhyrjet dhe operacionet tokësore mund të jenë të pashmangshme. Po ashtu, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti Shimon Peres nuk i kanë fshehur synimet e shtetit hebre. Ndërkohë, presidenti palestinez, Mahmud Abas, alias Abu Mazen, e ka quajtur situatën në Gaza një ”masakër dhe gjenocid”. Dita e dytë e ballafaqimit mes Hamasit dhe Izraelit ishte gjithnjë e më shumë si skenari i një lufte të vërtetë. Viktimat në Rripin e Gazës, sipas disa burimeve u rrit në 73, nga të cilat më shumë se 14 vdiqën sot (duke përfshirë gra dhe tetë fëmijëve) dhe qindra të plagosur. Në mesin e viktimave është edhe një gazetar lokal, i cili u vra në një sulm që ka goditur mjetin në të cilën ai ishte duke udhëtuar me ekipin e tij (të paktën tre të plagosur), ndërsa në dy sulme të tjera gjatë natës kanë vdekur të paktën gjashtë persona dhe kanë mbetur të plagosur mbi 50. Sipas zëdhënësit ushtarak në dy ditë Izraeli ka lëshuar më shumë raketa sesa në vitin 2012. Të paktën 220 raketa janë lëshuar që nga fillimi i operacioneve, prej të cilave 70 janë lëshuar vetëm sot (në Tel Aviv dhe zonën e tij metropolitane). Përfshirë të frikshmet me rreze të gjatë M302, një raketë e re që Izraeli po akuzon Iranin për furnizimin e grupeve islamike. ”Raketat e lëshuara sot arrijnë në një distancë prej 130 kilometrash”, sipas Zichron Yaacov jo shumë larg nga Cesarea. Sipas website-t Ynet tre bombat e fundit e rëna gjatë natës nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz. Sidoqoftë, asgjëkundi në vend nuk je i sigurt, shtatë raketa janë hedhur në drejtim të Dimonas ku është vërtetuar prania e zonës bërthamore izraelite.

Leave a Reply

%d bloggers like this: