Home / Qeveritare / Bushati në Kotorr për forcimin e bashkëpunimit rajonal

Bushati në Kotorr për forcimin e bashkëpunimit rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Goran Svilanoviç.

Takimi, i cili po zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi, është në vijim të takimeve të mëparshme të zhvilluara në Selanik dhe Vjenë mes Ministrave të Jashtëm të Rajonit me Komisionerin Fyle. Ministrat diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes vetë vendeve të rajonit, të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit dhe Bashkimit Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Goran Svilanoviç

Leave a Reply

%d bloggers like this: