Maqedonia

Ivanov për vizitë në xhaminë në Radovish

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, presidenti i Maqedonisë George Ivanov sot e vizitoi xhaminë “Jeni Xhamisi” në Radovish, ku besimtarëve myslimanë ua uroi festën dhe përfundimin e agjërimit të Ramazanit.

“Ju dëshiroj shumë lumturi, shumë gëzim dhe shumë sukses në jetë. Dhe në frymën e traditës tonë, të vazhdojmë të respektohemi mes vete dhe të ndihmohemi. Të mos e bëjmë këtë vetëm gjatë festave, por edhe gjatë gjithë vitit”, tha presidenti Ivanov, raporton Zhurnal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button