Home / Kuriozitete / 10 gjërat më të çuditshme që janë harruar në aeroport

10 gjërat më të çuditshme që janë harruar në aeroport

Ka ndodhur edhe që kanë harruar edhe fëmijët në aeroport, dikush tjetër ka harruar një armatim të tërë, madje edhe një patë kanadeze. Më keq akoma, një pasagjer në Sidnej të Australisë ka harruar madje dhe protezën e këmbës së tij.

Lista e 10 gjerëave më të çuditshme që njerëzit kanë harruar në aeroport është h artuar nga “Flightright”.

Një familje shumë e madhe izraeliane e nisur për në Paris, ka harruar vajzën 4-vjeçare në aeroportin e Ben Gurion. Dy orë më vonë dhe pas disa akulloreve vogëlushja u nis me një tjetër fluturim drejt kryeqytetit francez ku u takua me familjarët.

Dikush tjetër ka harruar një udhëzues për raketat, e cila u morr menjëherë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Në aeroportin “Oliver Tambo” në Afrikën e Jugut një erë e fortë e ka çuar personelin e aeroportit në gjetjen e një kontenieri me plot 1600 kafshë amfibë dhe hardhuca kontrabandë.

Por mes këtyre humbjeve ka edhe sende “të çmuara”: janë gjetur një smerald prej 40.95 karat dhe një diamant 5.8 të futura në një çorape. Dhe më pas janë gjetur edhe 500 stërlina në kokën e një kukulle.

Në këtë klasifikim, Flightright rendit edhe Heather Cho, ish drejtuesen i Korean Airlines, i cili përfundoi në gazeta pasi kishte “humbur mendjen”. Ajo detyroi avionin të kthehej në pistë për të zbritur një stjuardesë që i kishte shërbyer keq lajthitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.