Ekonomia

Nuk pushojnë telashet për City Park

aaTelashet për qendrën tregtare City Park, nuk kanë të sosur. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit nuk po pushojnë kërkesat nga shoqëritë përmbarimore që kërkojnë bllokimin e kuotave të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.

Me datë 6 korrik shërbimi përmbarimor “ZIG” shpk, ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e debitorit “City Park”shpk, me qëllim mostjetërsimin e tyre për tu shmangur nga detyrimi për ekzekutimin e  titullit ekzekutiv, Kontrata Nr.617 Rep., 300/1 Kol., date 19.03.2010 me përllogaritjet e faturave të papaguara ndaj Credins Leasing.

Me herët gjatë muajit qershor, shoqëria tjetër përmbarimore “STRATI BAILIFF’S SERVICE” ka  urdhëruar Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të vendosë masën e sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara pranë QKR  ndaj shoqërisë “Citypark” shpk për detyrimin ndaj kreditorit Pëllumb Dyrmishi.

Në tre vitet e fundit qendra tregtare City Park ka kaluar në një sagë sekuestrosh, teksa kreditorët kërkonin të mblidhnin detyrimet.

aNë mars 2015, City Park doli në shitje, por ankandi u anullua, ndërsa City park arriti të merrte një  kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve.

Sipas detajimeve në bilancin e 2013, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, që ishte pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi në mars.

Ndërkohë së fundmi, revista Monitor ka mësuar se, Tirana Banka (kreditorja kryesore e City Park) ka shitur pjesën e saj të kredisë, duke e çliruar bilancin e saj nga detyrim, ndërsa të tjerë kreditorë kanë marrë pjesë të aseteve të City Park.

City Park i filluan telashet me kreditorët që në mes të vitit 2011, kur Banka Credins urdhëroi vendosjen e sekuestros konservative me objekt moskthim kredie. Pasi qendra ka arritur të lirojë pak kohë më vonë sekuestron, përmbaruesit janë kthyer sërish gjatë gjithë vitit 2013, 2014 dhe 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button