Home / Parlamentare / Reforma në SHKB/ Luan Rama -Braho: Ligji të votohet pa nenin 73, Ndreu: Ligji hov të ri luftës ndaj krimit

Reforma në SHKB/ Luan Rama -Braho: Ligji të votohet pa nenin 73, Ndreu: Ligji hov të ri luftës ndaj krimit

2201-Deputeti-i-LSI-se-Spartak-Braho-Foto-ATSH-ARKIVE-472x350Kuvend, diskutohet pr/ligji për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme-

 Kuvendi i Shqipërisë duke iu referuar rendit të ditës ka nisur diskutimet lidhur me projektligjin e propozuar nga Ministria e Brendshme, për shërbimin e ankesave dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, është shprehur se ky ligj është konform standardeve më të mira europiane, ndërsa vuri në dukje faktin se neni 73, cili flet për lënien me vullnet të gradave, nuk është i përshtatshëm. “ Ky ligj i jep një fytyrë të re Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, duke e kthyer atë një shërbim për qytetarin e jo më siç është përdorur në të kaluarën për interesa politike”, tha Braho.

Sipas tij, ky ligj vjen në përputhjet të plotë me kërkesat e Misionit PAMECA dhe CITAT dhe reformon SHKB-në si në aspektin administrativ, ashtu edhe operacional. “Ky ligj sjell modernizimin e SHKB-së duke qasur një model demokratik me kryefjalë transparencën. Ne gjatë shqyrtimit të këtij ligji kemi bërë shumë vërejtje, madje kemi ndryshuar edhe titullin e pr/ligjit si dhe disa prej neneve të tij me qëllim që ligji të mos cënojë dhe intereferojë në punën e organeve të tjera”, tha Braho.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se projektligji i propozuar nga Ministria e Brendshme do të ketë një qasje proaktive. “Riorganzimi i SHKB-së do të jetë në funksion të forcimit të kontrollit të strukturave të policisë. Ky ligj, shtoi Braho, bazohet në tre shtylla kryesore. Së pari, parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e policisë, të cilës do drejtori që ata i përkasin. Së dyti, Inspektimin e të gjitha procedurave të ndjekura nga punonjësit e policisë nga më ai me detyre më të ulët deri tek zyrtari më i lartë dhe së treti, tha Braho, kryerja e testit të pastërtisë së punonjësve të policisë”.

Së fundmi, Braho duke i bërë thirrje kolegëve për ta miratuar pr/ligjin në fjalë theksoi se Neni 73, i cili flet për lënien me vullnet të gradave nuk duhet të jetë pjesë e këtij ligji. “Ligjit të votohet, por pa nenin 73, i cili cënon punonjësin e policisë, pasi nuk është e respektueshme për karrierën dhe kontributin që ai ka dhënë”, përfundoi Braho.

Deputeti Luan Rama gjate seancës së sotme parlamentare Foto Albert Myftaraj ATSH

Deputeti Luan Rama gjate seancës së sotme parlamentare Foto Albert Myftaraj ATSH

Luan Rama, deputet i Levizjes Socialiste për Integrim, në fjalën e tij në emër të grupit ndau të njëjtin mendim me Kryetarin e Komisioni të Sigurisë.  Sipas Ramës,  paketa e paraqitur nga Ministria e Brendshme ka sjellë përmirësime të ndjeshme në ligj. “Ligji i jep një dimension tjetër objektit të punës që ka shërbimi, duke detajuar në mënyrë të qartë e të drejtë të gjithë autoritetin e institucionit”, tha Rama.

Sipas tij, ligji bënë një ndarje të drejtë të atributeve adiministrative dhe operative, duke përcaktuar në mënyrë rigoroze rolin dhe kompetencat që vepron në këtë strukturë. “Në emër të grupit parlamentar të gurpit LSI-së jemi dakord për këtë pr/ligj, ndërsa ashtu si parafolësi u ndal tek neni 73, ku në bazë të tij parashikohet e drejta e çdo punonjësi të policisë për të lënë vullnetarisht gradën për gjetjen e hapësire në një vend tjetër pune.

“Grada është një atribut personal e fituar falë kontirbutit dhe karrierës së çdo individi. Ne propozojmë që edhe në strukturën e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme të reflketohet i njëjti standard që bëhet tek Forcat e Armatosura”, përfundoi Rama.

Pjerin Nderu, Deputet i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit të Sigurisë, duke folur në emër të grupit të PS, tha se, pr/ligji për çështjet e brendshme, është një hap cilësor. Ky ligj është një fakt se kjo qeveri ka vullnet për të forcuar policinë e shtetit dhe për të qenë sa më transparent. Kjo paketë tregon qarte se sa mirë është punuar nga qeveria e re”, tha Ndreu

Pjerin Ndreu Foto Flor Abazaj ATSHSipas tij ky pr/ligj, përmbush më së miri qëllimin për të rritur efikasitetin e punës së policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, duke zhbërë mundësinë e shkeljes së ligjit.

Sipas Nderut, ligjet janë përmirësuar nga viti në vit dhe shërbimi ka bërë hapa përpara pavaresisht nga strukura qe e ka drejtuar, pasi ligjet mund të kenë qenë të mira, por drejtuesit jo. SHKB, tha Ndreu, ka qenë një kobure në dorën e ministrit të linjës i cili plagoste apo vriste cilindo që nuk ndiqte udhëzimet e tij, pavaresisht nivelit të profesionalizmit që ky kishte”.

Ndreu për këtë kujtoi 21 janarin e 2011-ës. Ajo ditë ishte dita kur përdorimi i turpshëm i këtij Shëbrimi nxiu faqen e vendit tonë. “Thika me helm e çadra me pistoletë,  apo stilolapës pistoletë dhe turpi më i madh ishte kur këta persona që punonin tek SHKB shkuan të shihni çadrat e shiut se ku i kishin plumbat, duke e kthyer SHKB-në në një zyrë që hidhte në atë kohë vallen e lajthitjes së lidedrëve të tyre, ministrit dhe kryeministrit në fjalë. Ky është rasti tipik i keqpërdorimit të saj dhe  me këto ndryshime që paraqesim sot keto menjanohen”, theksoi Ndreu, i cili kërkoi votimin e këtij ligji.

Leave a Reply

%d bloggers like this: