Ekonomia

Të pushosh në brigjet e Orikumit është të pushosh pranë një historie

Orikumi  nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, i cili në periudhën e verës është zona e frekuentuar në vijën bregdetare të Vlorës, por është dhe një qytetërim i lashtë Ilir. Pranë qytetit të sotëm, shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster. Përmendet nga autorët antik të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r në shekullin e lll p.e.r,  preu monedha me emrin e bashkësive qytetare.Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë por u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”. Në shekullin e Vll, pranë tij u ndertua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Në përgjithësi, manastiret ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore ,mbajnë emrin Mari, nënës së Jezusit. Ky oriku1emër ndeshet tek manastiret e Ardenicës, Apolonisë, Manastiri në  rrënojat e Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj. Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir në Orikum. Kështu një turist apo pushues në brigjet e Orikumit, nuk ka vetëm detin që mund ta shfrytëzojë, por ka dhe peizazhin natyror  dhe shumë vende historike që mund të vizitohen lehtësisht.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button